Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se qeveria që ai udhëheq do të rris pagën minimale dhe do të rikthej dinjitetin e punëtorëve.
Në një postim në rrjetin e tij social, Facebook, Kurti ka shtuar se numri i inspektorëve do të rritet në mënyrë që padrejtësitë të zvogëlohen ndaj punëtorëve.
“Do të marrim masa që sigurojnë që çdo vend pune të jetë me kontratë, me kontribute pensionale të paguara dhe të ketë jo më shumë se 40 orë pune të rregullt në javë. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve që të kemi siguri në punë dhe të sigurohemi për korrektimin e padrejtësisve që mund t’u bëhen punëtorëvë në vendet e tyre të punës.”
Postimi i tij i plotë.