Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn, për nder të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit.
Kurti tha se Kosova është falënderuese ndaj Shqipërisë për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm.
“Shqipërisë i jemi falënderuese për jetë për gjithë kontributin e saj për Kosovën, para luftës, gjatë luftës, pas luftës dhe sot e kësaj dite. Presidenti Bajram Begaj është gjithnjë i mirëseardhur”, deklaroi Kurti.
Ndëkohë, Begaj tha se sot është dita e rilindjes së Kosovës.
“Faleminderit Kosovës për mikpritjen, sot është dita e rilindjes së Kosovës, e vënies në vend të asaj padrejtësie shekullore që u mundësua me gjakun, sakrificën e heronjve të UÇK-së. Dua të përgëzoj Kosovën për gjithçka që ka bërë deri tani dhe çdo të bëjë në të ardhmen për të pasur një popull që do të ketë mirëqenie dhe prosperitet, shumë faleminderit për mikpritjen. Festa është e jona të gjithë bashkë, suksesi i Kosovës është sukses i gjithë shqiptarisë”, u shpreh presidenti shqiptar. /Gazeta Enigma