Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim, shefin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.
Në njoftimin për media, bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike ‘’dhe institucionale’’ në vend, po ashtu, edhe për rëndësinë e ‘’avancimit të reformave demokratike’’.
“Në veçanti, u theksua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e të drejtave të komuniteteve dhe sundimit të ligjit”, thuhet mes tjerash nga ZKM.
Komunikata:
Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Gerard McGurk
Prishtinë, 27 shkurt 202
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Ambasadorin Gerard McGurk.
Ambasadori McGurk e uroi Kryeministrin për mandatin e ri qeverisës dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet OSBE-së dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, si dhe për rëndësinë e avancimit të reformave demokratike. Në veçanti, u theksua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e të drejtave të komuniteteve dhe sundimit të ligjit.
Kryeministri e falënderoi Ambasadorin McGurk dhe Misionin e OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për kontributin në forcimin e institucioneve demokratike.
