Kurti publikon dëshmi të reja: Armët e gjetura në Banjskë prodhim i Serbisë

Kurti publikon dëshmi të reja: Armët e gjetura në Banjskë prodhim i Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se armët dhe pajisjet e tjera të përdorura në sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, katër ditë më parë, janë bërë nga prodhuesit shtetërorë serbë të armëve ushtarake.

Ai gjithashtu ka thënë se 26 SUV ushtarake dhe një arsenal i madh janë hyrë në Kosovë nga Serbia. Dhe kjo, sipas tij, është e pabesueshme që janë bërë pa përfshirjen e qeverisë serbe.

“Armët dhe pajisjet e tjera të përdorura në sulmet terroriste të kësaj jave janë bërë nga prodhuesit shtetërorë serbë të armëve ushtarake. Ideja se 26 SUV ushtarake dhe një arsenal i madh i prodhuar nga shteti serb hynë në Kosovë, të gjitha pa përfshirjen e qeverisë serbe, thjesht nuk është e besueshme”, ka shkruar Kurti në platformën X, e njohur më parë si Twitter.

Raketahedhës, granatahedhës, pushkë të shumta automatike, pushkë snajper, automjete ushtarake, eksplozivë, detonatorë e shumë pajisje të tjera janë pjesë e arsenalit të madh të armëve dhe municioneve që u gjetën në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ku pas një sulmi mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës kishte edhe një përleshje të armatosur.

Related Articles