Kurti: Raportet me ShBA-në janë të shkëlqyera

Kurti: Raportet me ShBA-në janë të shkëlqyera

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë raporte të shkëlqyera bilaterale.

Ai shtoi se Kosova ndodhte në një situatë të vështirë për shkak të grupeve të armatosura e bandave kriminale në veri. Prandaj sipas tij, nga këto banda duhet të çlirohet Kosova e për këtë tha se vendi e ka edhe mbështetjen e ShBA-së, shkruan “Gazeta Blic”.

“Raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës janë raporte të shkëlqyeshëm bilaterlae dhe kudo në arenë ndërkombëtare. Ne jemi jashtëzakonisht falënderues dhe mirënjohës për mbështetjen dhe ndihme e ShBA-së për çlirimin dhe pavarësinë, për mbrojtjen dhe siguri, për zhvillimin dhe demokracinë”.

“Natyrisht ka raste ku na dallojnë nga pak qasjet mirëpo këto nuk janë gjërat të cilat janë thelbësore dhe kurrsesi vendimtare. Sot ne ndodhemi në një situatë të vështirë për shkak të grupeve të armatosura të cilat shtiren si protestues e në fakt janë banda kriminale në veriun e Kosovës prej të cilëve duhet të çlirohet edhe republika jonë demokratike, por njëkohësisht edhe komuniteti serb, për këtë po ashtu e kemi edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuar të Amerikës”, tha ai.

Related Articles