“Jam i gatshëm të takohem me Ramën në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, jo pa atë mbledhje”, ka thënë Kurti në konferencë për media të mërkurën.
Kurti e ka ftuar kryeministrin e Shqipërisë që gjatë kësaj jave ta mbajnë mbledhjen e anuluar të dy qeverive.
Rama do të jetë në Prishtinë në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë në muajin tetor.