Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministrin e Financave, Hekuran Murati do të vizitojnë sot Telekomin e Kosovës.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit kjo vizitë do të bëhet sot në orën 11:00.
Njoftimi i plotë:
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Ndërmarrjen Publike – Telekomi i Kosovës. Vendi: Ndërtesa e Telekomit të Kosovës Koha: 11:00″, thuhet në njoftim./Gazeta “Enigma”/