Kurti: Rrahja e të moshuarës ishte e tmerrshme, do t’i qëndrojmë pranë me vendime qeveritare

Kurti: Rrahja e të moshuarës ishte e tmerrshme, do t’i qëndrojmë pranë me vendime qeveritare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit që iu bë një të moshuare në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.

Kurti thotë se ajo çka sot pamë ishte e tmerrshme,

Kurti thotë se të moshuarit kanë kontribuar në shoqëri, dhe do t’i qëndroj pranë të gjithëve edhe me vendime qeveritare.

“Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar”.

“Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare”, ka shkruar Kurti.

Related Articles