Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje lidhur me takimin e tij me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku është pajtuar t’i nënshkruaj si pako marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe draftin për Asociacionin, megjithatë, tregoi kushtet që i vendosi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e të cilat e shqetësojnë.
Kurti në një bashkëbisedim me drejtoren e Karl-Renner-Institut, Maria Maltschnig, ka thënë se paradoksi është se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje në Ohër dhe Bruksel, por problemi është se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë po për të mos nënshkruar.
“E tash i bije pishman edhe që ka thënë po, ka thënë po në koncept e jo në përmbajtje. E pastaj e kemi edhe aneksin zbatues që ka 12 pika, por së voni kemi pasur edhe një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është sjellë nga pesëshja e të dërguarve speciale, për të cilin i kamë dhënë kritikat e mija”.
“Në takimin me kancelarin gjerman dhe presidentin e Francës, ata theksuarin urgjencën e zgjedhjes së kësaj çështje dhe thash përkundër kritikave që kam ndaj draftit për asociacionin që është më i mirë se sa ai i 2013 apo 2015, edhe pse nuk është aq i mirë sa do ta shkruaja unë vet ose sa do të dëshiroja, thash po e nënshkruajmë sonte marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe këtë draft në një pako dhe i kërkova kancelarit gjerman dhe presidentit të Francës, statusin e kandidaturës dhe partneritetin e paqes, por presidenti Vuçiq, pasi pati takim me të njëjtit njerëz tha se nuk mund ta nënshkruaj në të njëjtën letër me kryeministrin Kurti. Duhet t’i kemi dy dokumente të ndara, unë nënshkruaj me BE-në”.
“Serbia nënshkruan me BE-në, unë nuk kam konflikt me BE-në, a do të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë, sigurisht që duhet ta nënshkruaj, këtë e ka bërë edhe me paraardhësit e mi, Thaçi dhe Mustafa, dhe unë me kryeministren Bërnabiq kam nënshkruar , pra nuk është që nuk ka precedent të nënshkruajmë dhe ta zbatojmë, por pastaj përkundër refuzimit tradicional për të nënshkruar ai kërkoi edhe një letër anësore që do t’i dërgoheshin ndërmjetësve, ku thuhej se Serbia nuk do ta njeh kurrë Kosovën, nuk do të ketë ulëse në OKB për Kosovën, sikur të varej nga ai kjo dhe e treta nuk ka respektim të integritetit territorial dhe kjo më brengos, kjo është gjë e re, kjo është shkelje e drejtpërdrejt e marrëveshjes bazë”.
“Çfarë dua të shoh është që miqtë e mi që e kanë ndërmjetësuar këtë dialog dhe janë referë kur ka shkelje të marrëveshjes , ku ka shkelje të secilin enën, ata duhet të fishkëllejnë , kur ka shkelje, kur ka faull duhet të fishkëllehet. Ka kaq shumë shkelje që nuk po merren parasysh dhe këtu kemi ngecur“, tha ai, duke shpresuar se do të gjendet ndonjë rrugë e duhur për nënshkrimin e marrëveshjeve”.
Ai tha se tanimë duhet ekstradimi i grupit të Radojçiqit dhe arrestimi i pjesëtarëve të dy organizatave serbe që Kosova i ka shpallur si terroriste.
Kurti përmendi vendosjen e barrikadave, lëndimin e 90 ushtarëve të KFOR-it, rrëmbimin e tre policëve dhe vrasjen e rreshterit, Afrim Bunjakut, tha se Kosovës nuk i duhet episodi i pestë, por ajo që duhet është mbështetja e BE-së dhe SHBA-së që duhet qartësisht, pafund sepse shenjat e gishtërinjve të Beogradit zyrtar janë mbi çdo gjë që ka ndodhur më 25 shtator.