Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në Ditën Botërore të Sigurisë, u shpreh se rritja e pagës minimale ka qenë pjesë e luftës së Qeverisë për të drejtat e punës, raporto Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kurti, gjithashtu theksoi se punonjësit shëndetësorë janë heroik ku në kohën e pandemisë ata treguan se sa jetike është ta mbroshë shëndetin dhe sigurinë në punë.
“Sot shënojmë Ditën Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.Gjatë pandemisë, punonjësit tanë heroikë shëndetësorë kanë treguar se sa jetike është të mbrosh sigurinë dhe shëndetin në punë. Rritja e pagës minimale ishte vetëm një pjesë e luftës së qeverisë për të drejtat e punës, përfshirë shëndeti dhe siguria në punë”, u shpreh kryeministri./GAZETAENIGMA/
Postimi:
Today we mark World Day for Safety & Health at Work. During the pandemic, our heroic health workers have shown how vital it is to protect safety & health on the job. Minimum-wage increase was just one part of Govt's fight for labor rights, incl. occupational health & safety.— Albin Kurti (@albinkurti) April 28, 2022