Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se rritja e çmimit të energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e mungesës së kapaciteteve gjeneruese në Kosovë, raporton gazeta “Enigma”.
Tutje ai ka shtuar se si pasojë e mugesës së kapaciteteve duhet të importohet me çmimin e ngritur jashtë vendit.
Rryma nuk është shtrenjtuar vetëm në Kosovë, por në të gjithë Evropën, tha Kurti duke shtuar se tani gjendja është më stabile.
“Së pari rritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndodhur në krejt kontinentin evropian, dhe meqenëse ne nuk kemi kapacitete që ta mbulojmë konsumin e energjisë elektrike, nuk kemi kapacitete gjeneruese, detyrohemi të importojmë, dhe në këtë mënyrë ne e importojmë çmimin e ngritur jashtë vendit”, tha Kurti për KosovaPress.
“Kjo ka qenë para tre vjetëve shumë e rëndë. Por tash që po flasim situata është shumë më stabile”.