Kurti: Serbia duket se planifikoi vrasjen e Martyt për të na fajësuar, siç bëri në të kaluarën

Kurti: Serbia duket se planifikoi vrasjen e Martyt për të na fajësuar, siç bëri në të kaluarën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se Kosova dhe populli i saj e di kush është Serbia, ky reagim i Kurtit vie pasi ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Martyt, i cili ka thënë shteti serb është duke planifikuar ta vrasë atë dhe se fajin do t’ia lë Kosovës.

“Ju e dini shumë mirë se Shërbimi sekret i Serbisë, gjatë vite 70-ta, e 80-ta jo vetëm 90 ka vrarë shumë partriot e veprimtar shqiptarë, andaj këtë mënyrë të punës së tyre të mbrapshtë e kanë të ushtruar ndër dekada, ndër ata që u vranë janë Jusuf e Bardhosh Gërvalla,  Kadri Zeka  e deri tek Enver Hadri e shumë e shumë të tjerë, pra mënyra si ka operuar Shërbimi sekret serb në Evropën Perëndimore ndaj shqiptarëve edhe kroatëve është i njohur botërisht, duket që atë mënyrë e paskan planifikuar edhe ndaj Dick Martyt e duke na fajësuar neve”, ka thënë Kurti, përcjellë Gazeta Enigma.

Related Articles