Kurti: Serbia është në panik

Kurti: Serbia është në panik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore Arben Xheladini dhe Mon Balaj, në bulevardin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Gjatë fjalimit të tij, ai foli edhe për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë, duke thënë se kjo temë asnjëherë nuk ka qenë më e diskutueshme se tash.

“Kurrë nuk ka qenë më e diskutueshme nëse ia ka vlejte komunat mbi baza etnike. Prandaj Beogradi zyrtarë me kaq nervoz kërkon Asociacion të tyre. Si Zajednic komunash patë nisur dhe Republika srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë, jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës, por Serbia”, tha Kurti.

Tutje, ai theksoi se Kosova më shumë ka nevojë për demokraci, e ndër aspektet e rëndësishme të demokracisë siç tha ai është pluralizmi politikë.

“Te komuniteti serbë në Kosovë, njëmend nuk ka pluralizëm politikë. Mirëpo ai po lind me qeverisjen tonë demokratike e progresiste. Prandaj Serbia është në panik. Duan që t’i bëjnë bashk 10 kryetar komunash që i dirigjojnë ata, ta shpallin një president Zajednic dhe me atë ta shkelin ministrinë e Qeverisë tonë, nga radhët e komunitetit serbë. E padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, ka thënë Kurti.

Related Articles