Kurti shpreson se Gjilanin do e fitojnë pa balotazh me votat e diasporës

Kurti shpreson se Gjilanin do e fitojnë pa balotazh me votat e diasporës

Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka folur pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, shkruan Gazeta Enigma.

Ai tha se edhe Gjilanin mund ta fitojnë pa balotazh.

“Me votat nga diaspora mund të dalë që e kemi fituar edhe Gjilanin pa balotazh. Jemi në balotazh në 12 nga 17 komuna sa kanë shkuar në balotazh. Rezultatet tregojnë qartë se Lëvizja jonë jo vetëm që ka ruajtur rritjen nga cikli në ciklin tjetër zgjedhor, por është ngritur si forca kryesore politike në republikën e Kosovës edhe në nivelin lokal. Kjo është dhurata më e çmueshme”, ka theksuar ai.

Kujtojmë se kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni ka dalë fitues në Gjilan me 49,79%, apo 21,463 vota, teksa kundërkandidati i tij, Arbër Ismajli numëron 34,24%, apo 14,761 vota. / Gazeta Enigma.


Related Articles