Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës do ta pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Siç njofton qeveria, mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë në fillim të takimit në ora 13:00.
Bettel, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka zhvilluar një sërë takimesh më 4 nëntor me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve kosovare.
Ai ka takuar kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla, dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislmi dhe më pas edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. /Gazeta Enigma
Kurti sot pret në takim ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, Xavier Bettel
