Kurti takohet me Komisionerin e BE-së për Drejtësi

Kurti takohet me Komisionerin e BE-së për Drejtësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Drejtësi, Didier Reynders.

Përmes rrjetit social ‘Twitter’, Kurti ka treguar se temë diskutimi ishin  planet e Qeverisë për drejtësinë përfshirë vettingun.

“Sundimi i ligjit është një vlerë fundamentale e BE-së një kusht themelor për shoqërinë demokratike. Me Komisionerin për Drejtësi, Didier Reynders diskutuam gjerësisht planet tona për forcimin e institucioneve të drejtësisë, përfshirë procesin e vetingut. Ne e mirëpresim mbështetjen e tij për axhendën tonë reformuese”, ka shkruar Kurti. 

Related Articles