Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me homologun e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskin.
Kurti dhe Kovaçevski janë duke qëndruar në Vjenë të Austrisë në kuadër të Forumit Ekonomik.
Kovaçevski dha detaje nga takimi duke thënë se shkëmbyen mendime për situatën në rajon dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Në takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti diskutuam bashkëpunimin tonë, i cili është gjithëpërfshirës dhe vazhdimisht në rritje”, shkroi Kovaçevski në platformën X.
“Ne u fokusuam në bashkëpunimin ekonomik dhe atë energjetik. Kemi shkëmbyer mendime edhe për situatën në rajon dhe dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.