Policia del me apel, nga 15 nëntori të ndërrohen gomat para fillimit të sezonit dimëror

Policia e Kosovës ka bërë një apel për të gjithë qytetarët e vendit për fillimin e sezonit të dimrit.

Me anë të një postimi në Facebook, policia kërkon kujdes të shtuar nga shoferët gjatë dimrit.

“Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar për fillimin e sezonit dimëror ku ndryshimet atmosferike janë të pranishme”.

“Sigurohuni që gomat e mjetit tuaj janë ndërruar para fillimit të sezonit dimëror, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, në temperaturat e ulëta”, thuhet në apelin e policisë.

Ndër tjera, është cekur edhe data që ky apel të zbatohet nga 15 nëntori deri më 15 mars.

Related Articles