Kryeministri i vendit, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin strategjik në Bled të Sllovenisë, ndërsa është takuar edhe me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Kurti në një postim në “Twitter” shkruan se me kryeministrin kroat kanë biseduar për ekonominë, sigurinë dhe mënyrat për të forcuar më tej marrëdhëniet e jashtëzakonshme dypalëshe dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.
“Fillova ditën time në Forumin Strategjik të Bled, duke u takuar me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković. Ne diskutuam ekonominë, sigurinë dhe mënyrat për të forcuar më tej marrëdhëniet tona të jashtëzakonshme dypalëshe dhe për të thelluar bashkëpunimin tonë”, shkruan Kurti.
Ndryshe, në orët e paradites ka nisur të mbahet Forumi strategjik në Bled të Sllovenisë, ku pjesëmarrës janë krerë të lartë shtetesh evropiane bashkë me liderë nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti.
Forumi është i ndarë në dy panele, në të cilat do të diskutojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme të Evropës.
I started my day at the Bled Strategic Forum, meeting with the Prime Minister of Croatia, Mr. Andrej Plenković. We discussed economics, security, and ways to further strengthen our exceptional bilateral relations and deepen our cooperation. pic.twitter.com/ElwWnujQ2v— Albin Kurti (@albinkurti) September 1, 2021