Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për të është kënaqësi të takohet me homologun e tij norvegjez, Jonas Gahr Store, raporton Gazeta Enigma.
Kurti, gjatë vizitës së tij në Norvegji, e ka falënderuar atë për pritjen që i ka bërë.
“Kosova do të mësojë shumë nga suksesi i Norvegjisë në ndërtimin e një vendi më të drejtë, më të barabartë dhe më të begatë. Me tregues të mirë në demokraci dhe ekonomi, është koha për të rritur bashkëpunimin tonë ekonomik”, ka shkruar Kurti në Twitter./Gazeta Enigma/
Pleasure to meet PM @jonasgahrstore.
Kosova stands to learn a lot from Norway's success in building a more just, equal & prosperous country. W/ good indicators in our democracy and economy it is time to increase our economic cooperation.
Thank you for the warm welcome!
???????????????????????? pic.twitter.com/XinVRigw6I— Albin Kurti (@albinkurti) March 29, 2022