Kurti takohet me ministrin e Jashtëm malazez, ja çka u bisedua

Kurti takohet me ministrin e Jashtëm malazez, ja çka u bisedua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se u bisedua për zhvillimet e fundit në Malin e Zi, si dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, të bazuara në fqinjësi të mirë dhe vlerësim të ndërsjellë.

“Në takim u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë mes së Kosovës dhe Malit të Zi në shumë fusha. Po ashtu, u diskutua për ndikimin e Federatës Ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rrezikun që ky ndikim paraqet për paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftim.

Ky takim u zhvillua pas diskutimit në panelin në “Symi Symposium” me temën “Implikimet e luftës në Ukrainë: Momentum i ri për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor? Mundësitë dhe skenarët”. /Gazeta Enigma/

Related Articles