Kurti takohet me Presidentin e Federatës VATRA, thotë e duhet të punohet për të promovuar vlerat e shqiptarëve

Kurti takohet me Presidentin e Federatës VATRA, thotë e duhet të punohet për të promovuar vlerat e shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Presidentin e Federatës “VATRA”, Ilmi Berisha.

Kurti dhe Berisha u pajtuan që Qeveria e Kosovës dhe “VATRA”dhe të gjitha shoqatat e tjera relevante të vullnetit të mirë, duhet të punojnë së bashku për të promovuar vlerat dhe jetën e shqiptarëve kudo, si dhe sipas tyre duhet të forcojnë praninë politike në vendet partnere të aleancës strategjike.

Ndryshe, “VATRA” është shoqatë shqiptaro-amerikane, e cila që nga viti 1912 ka mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, si dhe ka lobuar pranë Kongresit dhe qeverisë amerikane për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe në mbarë botën”, thuhet në njoftim.

Takimi i parë për të bashkuar të gjitha organizatat shqiptaro-amerikane në një federatë u zhvillua më 24 dhjetor 1911, në Boston.

Ky takim është thirrur me iniciativën e shoqatës “Besa-Besën”. Patriotët e shquar shqiptarë Faik Konica dhe Fan Noli ishin ndër ata që iniciuan themelimin e “VATRËS”. /Gazeta Enigma/.

Related Articles