Senatori amerikan, Chris Murphy, i cili qëndroi në Prishtinë gjatë muajit prill, ka pritur në takim kryeministrin Kurti kësaj here në kryeqytetin amerikan.
Murphy e kishte quajtur Kurtin “kokëfortë” në raport me dialogun Kosovë-Serbi pas takimit që kishte zhvilluar me të në qeverinë e Kosovës.
Por në takimin që e ka zhvilluar dje me shefin e qeverisë kosovare, senatori Murphy e ka quajtur mik kryeministrin Kurti që po ua rikujton lidhjen e pathyeshme mes Kosovës dhe Amerikës.
“E shkëlqyeshme të ulem me mikun tim, Albin Kurti kryeministër i Kosovës. Ai po bën një turne të madh në Shtetet e Bashkuara (përfshirë Connecticut më vonë këtë javë) për të na kujtuar lidhjen e pathyeshme mes Amerikës dhe Kosovës”, ka shkruar ai.
Great to sit down with my friend @albinkurti Prime Minister of Kosovo. He is making a large tour of the United States (including Connecticut later this week!) to remind us of the unbreakable bond between America and Kosovo. pic.twitter.com/L6wPP8ZehA— Chris Murphy (@ChrisMurphyCT) May 18, 2022