Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Vjenë.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka takuar bashkëatdhetarët atje.
Kurti është shprehur se zakonisht vizitat zyrtare i përbyllë me takime të tilla mirëpo kësaj radhe ka nisur në këtë mënyrë.
Ndër të tjera, Kurti ka falënderuar mërgimtarët për mikpritjen e tyre.
“Zakonisht vizitat zyrtare i përmbyllim me takime me bashkatdhetarë. Kësaj radhe po e nisim me ta dhe me miq të shtetit të Kosovës. Mirë se po takohemi në Vjenë e ju faleminderit për mikpritjen”, ka shkruar ai. /Gazeta Enigma