Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për krizën energjetike që ka kapluar rajonin dhe vendet evropiane, e që për fat të keq sipas tij tashmë ka arritur edhe në Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Kurti në një konferencë për media theksoi se si qeveri do të mbulojnë shpenzimet e importeve të energjisë elektrike.
“Kriza e energjisë ka arritur edhe në vendin tonë. Kjo s`është risi. Ajo ka prekur të gjitha vendet e botës. Qeveria do të ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importeve. Do të mungojmë maksimumin që të mbesim me furnizim të rregullt dhe shmangim rritjen e çmimit të energjisë elektrike”, u shpreh ai.
Tutje, ai shtoi se shtetin e kanë gjetur për toke, andaj kërkon se ata që kanë qeverisur që 20 vjet t’i kursëjnë nga leksionet.
Aktualisht, dy blloqet e Termocentralit Kosova B janë jashtë funksionit si pasojë e avarive të paparishikuara.
“Kriza është bërë e papërballueshme”, tha Kurti në konferencën për media.