Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se asnjë anëtar i kabinetit qeveritar nuk do të përfitojë nga 100 euro shtesë, sipas planit operativ të ekzekutivit, raporton Gazeta “Enigma”.
“Asnjeri nga ne, anëtarë të kabinetit qeveritar nuk do të përfitojë nga shtesa për 100 euro por i ftojë secilin prej nesh që të votojë për ata që do i marrin këto shtesa”, ka thënë Kurti.
Qeveria ka vendosur të ndajë nga 100 euro do të ndahen për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit privat dhe atij publik. /Gazeta Enigma.