Kurti tregon arsyen pse nuk i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kurti tregon arsyen pse nuk i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka treguar arsyet pse deri më tani nuk ka shkuar t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë, raporton Gazeta “Enigma”.

“Unë e kam menduar vizitën në Hagë edhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente, formularë, ku t’i nënshkruan në Gjykatën Speciale”, tha Kurti.

Ndryshe, Gjykata Speciale në Hagë konfirmoi më 6 janar një aktakuze të re kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kundër katër personave të tjerë për vepra penale që lidhen me “pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët”.

Related Articles