Kryeministri Albin Kurti tregoi se është takuar me presidentin kroat, Andrej Plenkoviq, në pushimin mes pjesëve gjatë ndeshjes Shqipëri – Kroaci në EURO 2024, e cila u zhvillua në Hamburg të Gjermanisë.
“Në qytetin historik të Hamburgut, në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes së sotme të futbollit, e cila përfundoi me rezultat miqësor, pata një takim edhe më miqësor me kryeministrin Andrej Plenkoviq, deputetin e Bundestagut Niels Annen dhe kryetarin e bashkisë, Peter Tschentscher- sporti dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në maksimumin e tyre”, shkroi Kurti në një postim në rrjetin social X. /Gazeta Enigma
In the historic city of Hamburg, during the half time break of today's football match, which ended in a friendly result, I had an even friendlier encounter with Prime Minister @AndrejPlenkovic, Bundestag member @NielsAnnen, and Mayor @TschenPe. 🇽🇰🇭🇷🇩🇪 — sports and international… pic.twitter.com/AFQucSL9nD— Albin Kurti (@albinkurti) June 19, 2024