Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ai nuk është zotuar për njohje nga shtetet tjera, kur u pyet se pse Kosova nuk ka marrë asnjë njohje në katër vjetët e tij të qeverisjes.
Ai tha se edhe pse nuk ka pasur njohje, Kosova është liberalizuar nga vizat, ndërkohë që tha se shteti nuk është në izolim, por në marrëdhënie të shkëlqyera me shtetet perëndimore.
Ndërkohë, Kurti po ashtu tha Kosova ka investuar shumë në mbrojtje. /Gazeta Enigma