Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë”, shkroi Kurti.
“Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës”, u shpreh tutje kryeministri në detyrë.
