Kurti uron Ramazanin: Agjërim të lehtë e përmbushje shpirtërore

Kurti uron Ramazanin: Agjërim të lehtë e përmbushje shpirtërore

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit, duke i inkurajuar të tregojnë vetëpërmbajtje, solidaritet dhe mirësi ndaj të tjerëve, shkruan Gazeta Enigma.

Në Facebook, ai shkroi  se Ramazani është një mundësi për reflektim shpirtëror, përforcim të lidhjeve me komunitetin dhe kultivim të virtyteve si empatia dhe mëshira.

“Ramazani është muaj i vetëpërmbajtjes individuale dhe i solidaritetit kolektiv, i mëshirës hyjnore dhe i mirësisë njerëzore. Ai na fton që veten ta rigjejmë te bashkësia dhe na rikujton se begatia është bekim, ndërkaq empatia është virtyt. Të gjithë besimtarëve e besimtareve myslimane ju uroj përzemërsisht agjërim të lehtë dhe përmbushje shpirtërore. Ky muaj i veçantë ju sjelltë paqe në shpirt dhe lumturi në zemër. Ju bëftë mirë syfyri i parë!”, shkroi Kurti.

Related Articles