Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ua ka uruar të gjithë ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Ditën e Forcës”.
Ai në ceremoninë e shënimit të kësaj dite në kazermën “Adem Jashari” ka thënë se ushtarët e FSK-së janë vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Ju jeni ushtarët e një populli historik dhe madhështia e një kombi matet me historinë tonë. Kombi ynë është i madh, është një komb i lavdishëm dhe me histori. Ju jeni vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai. /Gazeta “Enigma”/