Kurti: Vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

Kurti: Vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar pas dështimit për t’u mandatuar si kryeministër i ri, bashkë me kabinetin e tij, pasi vetëm 56 deputetë ishin për.

Kurti falenderoi të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen.

“Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, shkroi Kurti.

Related Articles