Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq të martën kanë vizituar dy familje serbe në Istog, raporton Gazeta “Enigma”.
Pas vizitës Kurti ka thënë se me ta kanë diskutuar për mbështetjen që qeveria po bën për fermerë e biznese.
“Çdo qytetar i Kosovës, pavarësisht përkatësisë, dëshiron dhe meriton një qeveri që siguron drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë, Në familjet Miletiq dhe Komatoviq u pritëm bashkë me ministrin Rashiq në Istog ku diskutuam për hapat aktivë që qeveria jonë po bën për të mbështetur fermerët, bizneset dhe punëkërkuesit”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.