Kurti viziton Çairin, përurohet rruga me emrin e veprimtarit të shquar Adem Demaçi

Kurti viziton Çairin, përurohet rruga me emrin e veprimtarit të shquar Adem Demaçi

U përurua sot në Çair rruga me emrin e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

I ftuar i veçantë i këtij eventi ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në fjalën e tij përshëndetëse, vlerësoi aktin e riemërimit të kësaj rruge, duke e cilësuar si të një rëndësie të veçantë.

“Nga përvoja ime e bashkëpunimit me bacin Adem, e di që figura më e dashur politike e shekullit 20 ishte Hasan Prishtina. Sot teksa kujtojmë Adem Demaçin natyrshëm kujtojmë edhe Hasan Prishtinën i cili nesër por 111 vite më parë erdhi dhe çlirojë Shkupin bashkë me Bajram Currin dhe Isa Boletinin, ndërsa pasnesër 90 vite më parë u vra mizorisht në Selanik”, tha mes tjerash Albin Kurti.

Rruga “Adem Demaçi”, deri sot quhej “Brigada e Dytë Maqedonase”, përcjell KlanM.

Ditën e sotme Kurti ka paraparë takim edhe në Tetovë, ku bashkë me kreun e kësaj komune, Bilall kasami do të vizitojnë fshatin Vicë, për të prezantuar idenë e lidhjes së Tetovës me Prizrenin përmes rrugës rajonale.

Related Articles