Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në nisjen e projektit “Bulevardi i Qytetit” në Gjilan, ku u hodh gurthemeli.
Megjithatë, i pyetur nga Gazeta Enigma rreth autostradës Gjilan – Prishtinë, për të cilën qytetarët e Anamoravës janë në pritje tash e shumë vite, kryeministri Kurti e injoroi këtë pyetje, duke mos folur fare.
Ai, bashkë me kryetarin Alban Hyseni, thanë se Gjilani po bëhet punë e përparim në Gjilan.
“Gjilani është duke u shndërruar në një qendër zhvillimi e shembull i Qeverisjes me vizion, punë e përkushtim, e mbi të gjitha me duar të pastërta”, tha Kurti.