Kurti: Votuesit serbë u shantazhuan me humbjen e ndihmave sociale dhe financiare

Kurti: Votuesit serbë u shantazhuan me humbjen e ndihmave sociale dhe financiare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media tha se në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, Serbia ka përdorur strategji të reja për të ndikuar tek votuesit serbë, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai bëri të ditur se një nga metodat kryesore të ndërhyrjes ishte kushtëzimi financiar dhe shantazhi.

“Janë përdorur të paktën 10 metoda. Një prej tyre ishte joshja financiare, ku personat e papunë merrnin 20 mijë dinarë (rreth 170 euro) në muaj. Një tjetër ishte kursimi financiar, ku votuesve u rrezikohej humbja e beneficioneve sociale, përfshirë pagat, pensionet, shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale,” tha Kurti.

Ai shtoi se Serbia ka ushtruar presion të madh mbi partitë rivale të Listës Serbe, si dhe mbi votuesit romë dhe ashkali, duke i detyruar të tërhiqen nga gara përmes kërcënimeve dhe presionit financiar. /Gazeta Enigma/

Related Articles