Kurtulus braktis Kosovën për Suedinë, Giresse: Jam i zhgënjyer me vendimin e tij

Kurtulus braktis Kosovën për Suedinë, Giresse: Jam i zhgënjyer me vendimin e tij

Mbrojtësi Edvin Kurtulus nuk do të jetë pjesë e Kosovës edhe pse është ftuar nga përzgjedhësi Alain Giresse.

Menaxheri i Kosovës, Bajram Shala ka thënë se Kurtulus tashmë e ka njoftuar Federatën e Futbollit të Kosovës duke zgjedhur Suedinë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, ka folur në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Kosova të premten ka nisur grumbullimin kurse Giresse ka konfirmuar mungesën e Edvin Kurtulusit që është ftuar për herë të parë.

“Në këtë kohë që është e papërshtatshme të ftojmë lojtaret ti bashkohen Kosovës, situatë me të cilin përballen edhe vendet tjera. Është një periudhë kur përfundojnë kampionatet dhe në të njëjtën kohë është periudhë e pushimeve. E kam krijuar këtë listë dhe kam ftuar lojtarët në baze të informacionet që e i kam mbledhur dhe aspektit sportiv. Po ashtu, do të kemi mungesën e Edvin Kurtulusit, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Suedinë. Me pjesën e lojtarëve tjerë do të përgatitemi për ndeshjet që na presin në Ligën e Kombeve”, ka thënë Giresse.

“Ka mungesa dhe zgjedhje sportive, sa i përket Rashanit kam pasur një bisedë me trajnerin e tij dhe ai kërkoi që mos të përfshihet për këto ndeshje”.

Giresse ka thënë se lista për ndeshjet e muajit qershor është bazuar kryesisht në grumbullimin e muajit mars, në të cilin Kosova zhvilloi dy ndeshje miqësore.

“Po ashtu, jam bazuar në listën e marsit pasi synimi ishte të krijojmë një bazë për këto ndeshje”, tha Giresse që shtoi se Florent Hadërgjonaj nuk i është bashkuar ekipit për arsye private.

“Nuk mundemi ti ndërrojmë lojtarët për çdo ndeshje. Ekziston një bazë e ekipit dhe do të mundohemi t’i përmbahem. Kemi mjaftueshëm lojtarë dhe nëse është nevoja do t’i thërrasim ata të listës rezervë”.

Sa i përket ndeshjeve të qershorit, Giresse është shprehur optimist. Ai thotë se do të përgatiten në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Të kemi paraqitje sa më të mira në këto katër ndeshje, ky dy i luajmë në udhëtim dhe dy ny shtëpi. Qëllimi është të përgatitemi sa më mirë për të arritur pritshmëritë tona”, u shpreh Giresse.

Ai të gjitha ndeshjet i ka vlerësuar të vështira. Ka shtuar se Kosova nuk guxon ta konsideroj asnjë ndeshje të lehtë.

“Nuk ka ndeshje të lehtë dhe nuk guxojmë të mendojmë se ka lojë të lehtë sepse do të nisemi drejt dështimit. Në futboll duhet të kesh modesti, t’i respektosh të gjithë. Duhet të japim maksimumin dhe secilën ndeshje ta trajtojmë veç e veç”, tha Giresse.

“Gjithmonë favoriti nuk e fiton ndeshjen, kështu që do të përgatitemi sa më mirë”.

Sipas tij, Kosova mund ta fitojë grupin.

“Pse mos të jemi në vendin e parë. Por nuk dua të caktoj objektiva por do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe pastaj do të shohim. Pse jo të mos e fitojmë grupin”, u shpreh Giresse.

Sa i përket Kurtusit, Giresse tha se është njoftuar nga Federata për vendimin e tij. Po ashtu, shtoi se Kurtulush i ka thënë atij se është i kënaqur me vendimin që ka zgjedhur të luaj për Suedinë.

“Si trajner jam i zhgënjyer por nuk kam çfarë të bëj. Unë edhe i kam bisedat më të dhe ai ishte i kënaqur me vendimin që e ka marrë”, tha Giresse.

“Edhe pse e kam ftuar te Kosova nuk do të thotë se do të kishte minutazhë. Lojtarët i marrin vet vendimet e tyre”.

Ai tha se së bashku me FFK-në, duhet të kontaktojnë me lojtarët tjerë dhe t’i ftojnë për të qenë pjesë e ekipit A të Kosovës.

“Ne vetëm kemi mundur ta ftojmë dhe kjo është e gjitha. Edhe pse po qeshi, mund të them se jam tejet e zhgënjyer me këtë”, u shpreh Giresse.

Related Articles