Ka nisur të mbahet në Vjenë Samiti i radhës për Ballkanin Perëndimor, në të cilin po marrin pjesë përfaqësues të vendeve të rajonit, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Nikoqiri i Samitit të sotëm, kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka shkruar në ‘Twitter’ se pjesëmarrja e përfaqësuesve do të ekzistojë mundësia për të diskutuar projektin e zhvillimit të Bashkimi Evropian, i cili ka për qëllim të ndihmojë në sigurimin e ngritjes ekonomike pas pandemisë.
“Austria ka paraqitur një plan që është veçanërisht i gjerë dhe ambicioz krahasuar me vendet e tjera evropiane – me një fokus të veçantë në gjelbërimin dhe dixhitalizimin”, ka shkruar Kurz.
Kurz, tutje ka falenderuar edhe përfaqësuesin special për Dialogun, Miroslav Lajçak, për pjesëmarrjen e tij në këtë Samit, derisa ka theksuar se është rëndësishme të rinovojmë angazhimin evropian për perspektivën e BE-së.
Ndërsa, edhe takimin me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, e ka cilësuar si të shkëlqyeshëm.
“Serbia është partneri ynë më i rëndësishëm tregtar në rajon. Austria do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Serbisë në rrugën drejt integrimit”, ka shkruar ai.