Kusari-Lila: Agresioni rus ka të njëjtin skenar si të Millosheviqit

Kusari-Lila: Agresioni rus ka të njëjtin skenar si të Millosheviqit

Në seancën e sotme t Kuvendit, Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur lidhur me situatën që po zhvillohet në Ukrainë, raporton Gazeta “Enigma”.

Ajo ka shtuar se Kosova ndjen dhimbjen dhe humbjen e Ukrainës duke shtuar se në Ukrainë tashmë po dokumentohen krimet e luftës.

“Derisa po flasim këtu, në Ukrainë po luftohet. Skenari i agresionit rus ka të njëjtën frymë si Slobodan Millosheviq në Ballkan. Pas çlirimit të Kosovës ishte gati e pamundur të mendohej që ngjarje të tilla bashkërisht do t’i përjetojmë. Rrugëtimi për të qenë anëtare të BE-së u përcoll me sfida e pengesa. Rezistenca për liri e ukrainasve po e dëshmon BE-së vlerat demokratike. Janë përfaqësuesit tanë në Hagë që kanë bërë shkuarjen atje për vlerat e Kosovës. Sot në botë janë ndarë shtetet, ku një numër i vogël ka mbetur në përkrahje të Rusisë. Kosova e vogël me zemër të madhe hap dyert për përkrahje në mbështetje të Ukrainës”, tha ajo.

Kujtojmë se seancën e sotme të Kuvendit, deputetët e nisën me një minut heshtje, në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas./Gazeta Enigma.

Related Articles