Ndonëse kreu i Qeverisë aktuale, Albin Kurtin, u nominua sërish për këtë pozitë nga partia e tij, numrat për formimin e ekzekutivit ai ende s’i posedon, shkruan Gazeta Enigma.
Kështu të paktën tha deputetja e betuar Mimoza Kusari-Lila, në një prononcim për Gazetën Enigma.
Ajo i përmendi zgjedhjet e reja, si zgjidhje të vetme.
“Kjo është çështje që është subjekt për diskutim dhe vendimmarrje të partisë më të madhe në vend, Lëvizja Vetëvendosje. Është e qartë dhe evidente se numrat 61 për qeverinë nuk janë krijuar ende. Sa i përket bashkëpunimeve, ajo krejt do të varet nga pozicionet e subjekteve opozitare, por më e mira për qytetarët dhe për kredibilitetin e procesit është shkuarja në zgjedhje të reja”, ka thënë ajo. / Gazeta Enigma.