Kryetarja e Alternativës dhe partnerja e koalicionit me VV-në, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk mundet që t’ia imponojë vullnetin politik deputetëve të kuvendit.
Kusari-Lila tha se në situatën më ekstreme, nëse Kushtetuesja thotë se Listës Serbe i takon nënkryetari i kuvendit, prapë u takon deputetëve të votojnë.
“Në situatën më ekstreme nëse Gjykata Kushtetuese thotë se shembull Listës Serbe i takon nënkryetari i kuvendit, prapë neve na takon të votojmë. Nuk mundet Gjykata Kushtetuese dhe asnjë institucion që t’ia imponojë vullnetin politik deputetëve të kuvendit”.
“Votë për Listën Serbe apo përfaqësuesin e Listës Serbe nuk do të ketë në Grupin Parlamentar të VV-së, të Guxo dhe të Alternativës”, u shpreh Kusari-Lila në Rubikon.
Tutje, ajo u shpreh se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje pas situatës së krijuar politike në Kosovë.
“Mendoj që zgjedhjet janë e vetme zgjidhje. Mendoj se ka qenë seanca e gjashtë apo e shtatë, kur kemi shkuar në absurditetin kur opozita e deritashme ka mundur ta rrëzojë shumë lehtë Komisionin për Votim të Fshehtë dhe të procedohet me votim të hapur, por nuk merrnin pjesë në votim”, tha ai.