Kusari-Lila: Evidentohen shkelje të çmimit tavan të derivateve në disa rajone të Kosovës

Kusari-Lila: Evidentohen shkelje të çmimit tavan të derivateve në disa rajone të Kosovës

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se janë evidentuar raste të shitjes së derivateve mbi çmimin tavan të përcaktuar nga ministria, bazuar në raportimet e konsumatorëve.

Sipas njoftimit, informacionet e pranuara përmes telefonit tregojnë se disa operatorë ekonomikë në rajone të ndryshme të vendit kanë aplikuar çmime që bien në kundërshtim me vendimin për kufizimin e çmimeve.

Rajoni i Pejës • Hib Petrol – 1.94 € • Shell Petrol – 1.94 € • IP Petrol – 1.93 €

Rajoni i Mitrovicës • Petrol Company – 1.93 € • EX Fix – 1.94 € • Shell – 1.94 €

Rajoni i Prishtinës • Hib Petrol – 1.94 € • Petrol Company – 1.93 € • Alfa Trade – 1.92 €

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi apo tejkalim të çmimit tavan për derivatet përmes emailit [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 16 000. Autoritetet kanë theksuar se inspektimet do të vazhdojnë për të siguruar zbatimin e vendimeve në fuqi dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Related Articles