Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesusë ka thënë se kanë mbështetje për votimin pro marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta enigma.
Ajo theksoi se nuk do të ketë seancë të re të Kuvendit të Kosovës, për shkak se ka pika të shumta që kanë mbetur nga seanct e kaluara.
“Kemi komunikuar vazhdimishit me të tri grupet parlamentare të opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare nuk ka ndonjë ndryshim të vendimit të tyre”, ka thënë Kusari-Lila.
“Nuk do të ketë seancë të re, pasi kemi grumbullim të pikave të caktuara nga seancat e kaluara”, ka thënë Kusari-Lila.