Kusari-Lila: Serbia nuk ka ndryshuar, ka mbetur e Millosheviqit

Kusari-Lila: Serbia nuk ka ndryshuar, ka mbetur e Millosheviqit

Mimoza Kusari-Lila, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, gjatë seancës së sotme të Kuvendit, ka thënë se sulmi i të dielës në Banjskë të Zveçanit, ishte plan i organizuar dhe i dirixhuar nga Serbia, raporton Gazeta Enigma.

Kusari-Lila shtoi se e tëra ishte skenar i përgatitur në kampet e trajtimit të Serbisë për të cilat autoritete e sigurisë dhe inteligjencës në Kosovë kanë muaj që kanë paralajmëruar.

 “E diela që lamë pas shpërfaqi një plan të organizuar dhe të dirixhuar direkt nga Beogradi për të ndezur zjarrin e një konflikti të ri në Kosovë. Asnjë fakt nuk çon në një përfundim tjetër. Prej mjeteve logjistike, ushtarake, raportimit të armatimit e tëra ishte skenar i përgatitur në kampet e trajtimit të Serbisë , për të cilat autoritete e sigurisë dhe inteligjencës në Kosovë kanë muaj që kanë paralajmëruar”, tha ajo.

Deputetja Kusar-Lila, tha se u tregua se Serbia nuk ka ndryshuar dhe ka mbetur ajo e Millosheviqit.

“U tregua qartë se Serbia as nuk ka ndryshuar e as nuk e fsheh faktin që ka mbetur Serbia e Millosheviqit vetëm se ndikimin e ka më të vogël dhe fushëveprimin e ka më të ngushtuar”, tha ajo. /Gazeta Enigma

Related Articles