Nga nesër ka çmim tavan për naftën dhe benzinën

Nga nesër ka çmim tavan për naftën dhe benzinën

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari, ka bërë të ditur se nga nesër çmimi maksimal në treg për një litër benzinë, nuk mund të jetë më i lartë se 1.54 euro, derisa për benzinë 1.36.

“Të nderuar qytetarë,

Sipas të dhënave të importit të sotëm, çmimi për litër i derivateve është në rënie. Importi sot është bërë me këto çmime:

Nafta: 1.40 €/l

Benzina: 1.22 €/l

Rrjedhimisht, bazuar në vendimin në fuqi për marzhën e fitimit, nga nesër çmimi maksimal në treg nuk mund të jetë më i lartë se:

* Nafta: 1.54 €/l

* Benzina: 1.36 €/l

Për çdo parregullsi në tregun e derivateve, ju inkurajoj t’i raportoni në numrin pa pagesë: 0800 11000.

Falë bashkëpunimit tuaj, mund të sigurojmë një treg më të drejtë dhe transparent për të gjithë”, ka shkruar Kusari.

Related Articles