Kusari paralajmëron partitë tjera se VV nuk do votojë për nënkryetarët që propozohen nga ata

Kusari paralajmëron partitë tjera se VV nuk do votojë për nënkryetarët që propozohen nga ata

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se partia e saj nuk është duke e bllokuar konstituimin e Kuvendit.

Duke folur pas dështimit të pestë të seancës konstituive, Kusari tha se, duke e parë “qasjen” e partive të tjera, duhet të ketë marrëveshje për një temë tjetër: zgjedhje të reja.

“T’i thërrasim të gjitha grupet politike, ta konstituojmë Kuvendin dhe të pajtohemi që me 80 vota, ta shpërndajmë Kuvendin dhe të shkojmë menjëherë në zgjedhje. Në rrethanat dhe deklarimet aktuale kjo duket zgjidhja më e afërt dhe më e pranueshme”, tha ajo.

Tutje Kusari tha se nëse opozita nuk kontribuon në miratimin e kryeparlamentarit të popozuar nga VV, kjo parti do bllokojë emërimin e nënkryetarëve të Kuvendit, të propozuara nga partitë tjera.

“Ne mundemi me shku 2 vjet me këtë situatë, por duhet unitet edhe nga partitë tjera për konstitutim të Kuvendit”, tha Kusari-Lila.

Related Articles