Kush është Blerim Isufaj, i cili pritet të jetë Kryeprokurori i ri i Shtetit?

Kush është Blerim Isufaj, i cili pritet të jetë Kryeprokurori i ri i Shtetit?


Të mërkurën, Blerim Isufaj mori “dritën e gjelbër” nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, me të cilën siguroi ulësen e kryeprokurorit të deritanishëm, Aleksandër Lumezit, shkruan Gazeta “Enigma”.

Përkundër kritikave nga shoqëria civile lidhur me mbarëvajtjen e procesit të përzgjedhjes, Isufaj një nga instucionet e drejtësisë më të rëndësisshme në vend.

Të gjithë anëtarët e KPK-së (11) e votuan për kryeprokuror ish-kryesuesin e këtij institucioni, i cili paraprakisht ishte vlerësuar me numrin më të madh të pikëve (98) nga paneli vlerësues.

Se a do të marr përfundimisht këtë pozitë, “topi” kalon tek presidenca.

Emri i Isufajt do të dërgohet në Presidencë. Presidentja Vjosa Osmani, sipas ligjit e bën emërimin, por mund edhe të mos e bëjë.

Por kush është Blerim Isufaj?

Blerim Isufaj, aktualisht është Kryeprokurori i ri i Prokurorisë më të rëndësishme në vend, të Prokurorisë Speciale, shkruan tutje “Enigma”.

Rrugën në sistemin drejtësisë, Isufaj e kishte nisur në Prokurorinë e Pejës si praktikant për tu bërë më pas bashkëpunëtor profesional në këtë Prokurori.

Ai në vitin 2008 nga pozita e bashkëpunëtorit në Prokurori ishte bërë këshilltar politik në Ministrinë e Drejtësisë, dikaster ky që në atë kohë drejtohej ministrja Nekibe Kelmendi.

Më pas në vitin 2010 Isufaj ishte zgjedhur Prokuror i Krimeve të Rënda për të kaluar në Prokurorinë Speciale në vitin 2013, pozitë të cilën e kishte ushtruar deri në vitin 2016.

Në janar të vitit 2016, Blerim Isufaj nisur një rrugëtim të ri. Atë të kryesimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Emri i Isufajt përmendet edhe në akuzat që ish prokurori Special Elez Blakaj kishte bërë para se ta lëshonte Kosovën.

Në letrën e prokurorit Blakaj figuronte edhe emri i Blerim Isufajt, të cilin Blakaj e akuzonte se kishte bërë presion që ta largonte nga lista e të akuzuarve Ministrin e FSK-së, Rrustem Berishaj.

 “Më vjen keq edhe për z. Blerim Isufi për të cilin kam pas respekt, por thjeshtë dua t’ja bëj me dije se provat ishin ato të cilat nuk më lejonin ta hiqja nga aktakuza z. Rrustem Berishen, përkundër insistimit të tij!”, kishte shkruar prokurori Blakaj.

Kritikat për procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit

Kritika të shumta kishte marrë procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit nga shoqëria civile.

Gëzim Shala nga IKD, ka kërkuar që ky proces të rikthehet në pikën zero, në të kundërtën sipas tij e tërë barra bie tek presidentja Vjosa Osmani.

“Kushtetua dhe ligjet promovojnë një proces të paanshëm kjo frymë pengohet si nga udhëzuesi e po ashtu edhe nga formulari. Disa prej çështjeve në këtë formular janë të ndërtuara mbi bazën e legjislacionit që nuk është më në fuqi. Edhe shumë kandidat e kanë pasur një lloj vështirësi për të dalluar kompetencat ndërmjet Kryeprokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial. Këshilli Prokurorial ka shpallur konkursin dhe kanë aplikuar 6 kandidatë. Arben Ismaili ka kërkuar nëse emërimi i tij përbën konflikt interesi. Arben Ismaili është tërhequr nga gara. Blerim Isufaj 8 muaj më vonë është zgjedhur në prokurorinë speciale. Këshilli prokurorial ka pasur mundësi ta trajtojë këtë çështje por nuk ka shprehur vullnetin”, ka thënë ai.

Tutje ai tha se gjatë monitorimit të këtij procesi është vërejtur një trajtim jo të barabartë që iu është bërë kandidatëve.

“Për Blerim Isufaj ka pasur preferencë edhe gjatë intervistës. Nëse kërkohet rishpallja e konkursit procesi kthehet në pikën zero. Këshilli në bazë të ligjit duhet ta caktojë ushtruesin e detyrës. Procedurat për emërimin e kryeprokurorit janë të qarta nëse ka vullnet nga këshilli e që definitivisht duhet të ketë”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se nëse këshilli nuk merr rekomandim për të kthyer në pikën zero edhe presidentja duhet ta marrë në konsideratë këtë vendim.

Të njëjtat paknaqësi i ka shprehur edhe Rreze Hoxha-Zhuja nga GLPS-ja e cila ka paraqitur rekomandimet e nxjerra nga koalicioni i OJQ-ve, IKD, GLPS dhe Lëvizja FOL.

“Koalicioni rekomandon që komisioni vlerësues të publikojë vlerësimin me arsyetimin mbi poentimin për secilin kandidatë, në mënyrë që të arrihet transparencë e plotë deri në fundit të procesit. KPK-ja të anulojë procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të Kryeprokurorit për shkak të shkeljeve procedurale dhe defekteve të evidentuara nga koalicioni i OJQ-ve; të shpallet konkurs i ri duke vazhduar me praktikën e njëjtë të transparencës sa i përket publikimit të koncept-dokumentit dhe procesit të intervistimit”, ka rekomanduar ajo. / Gazeta Enigma.

Related Articles