Kush është Jeff Hovenier, ambasadori i ri amerikan në Kosovë

Kush është Jeff Hovenier, ambasadori i ri amerikan në Kosovë

Jeff Hovenier është ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.



Hovenier, i lindur në Bellingham të SHBA-së, do ta ushtrojë detyrën e ambasadorit për herë të parë në Kosovë, derisa në vendet të tjera si Gjermania, Kroacia, Greqia, Turqia, Peruja, Serbia, ka pasur detyra të tjera.

Ai ka diplomuar në vendlindje ndërsa karrierën tash e tri dekada e ka fokusuar në çështjet e sigurisë.

Jeff Hovenier ka luajtur rol në negociatat që çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Përpara se të emërohej në rolin e tij të ri si ambasador, Hovenier shërbeu si zëvendës shef i misionit në Ambasadën e SHBA-së në Ankara.

Ai flet gjermanisht, greqisht, kroatisht dhe spanjisht dhe ka marrë çmime të shumta, duke përfshirë disa nga Qeveria e Kosovës.

Në qershor të vitit 2018, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e pati dekoruar diplomatin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë./Gazeta “Enigma”/

Related Articles