Kush është kundërshtari i sotëm i “Bad News Eagles”?

Kush është kundërshtari i sotëm i “Bad News Eagles”?

Bad News Eagles janë padyshim kryefjala e ditëve të fundit.

Gamerat shqiptarë kanë arritur të bëjnë mrekullinë duke arritur të paraqiten në garën më të madhe të CSGO, “PGL Antwerp Major.

Në ndeshjen vendimtare të ditës së fundit të fazës hapëse të “PGL Antwerp Major“ “bNE” u ndeshen me skuadrën braziliane, “mibr”, gamerat shqiptarë arritën t’i mposhtin brazilianët 2-1 me maps duke u kualifikuar në “Legends Stage” në 16 skuadrat më të mira në botë.

Kundërshtari i sotëm i “bNE” është skuadra daneze, Copenhagen Flames të cilët renditen në pozitën e 14’të sipas ranglistës së “HLTV”.

Copenhagen Flames kanë 195 pikë në këtë ranglistë, kurse “bNE” që zë vendin e 26’të aktualisht kanë 85 pikë.

Ranglista pritet të përditësohet në vijim dhe “bNE” do ta përmirësojnë pozicionin e tyre në këtë ranglistë pas paraqitjeve të mira në “Major”.

Ndeshja e parë e “Legends Stage” për “bNE” luhet sot me fillim nga ora 12:00.

Related Articles